Rama flet për sigurinë ushqimore: Abuzuesit do dënohen deri në 15 vite burg – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama flet për sigurinë ushqimore: Abuzuesit do dënohen deri në 15 vite burg

12:58 | 06/05/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për sigurinë ushqimore ku ka deklaruar se me ndryshimet në Kodin Penal do të dënohen ata që abuzojnë me shëndetin e qytetarëve, duke propozuar se abuzuesit do ndëshkohen deri në 15 vite burg.

Në fjalën e tij në një tryezë me grupe interesi dhe afaristë, Rama kritikoi ashpër edhe Agjencinë Kombëtare të Ushqimit, e cila nuk e ka kryer siç duhet misionin e saj.

“Është një temë jashtëzakonisht e rëndësishme me një peshë të jashtëzakonshme të opinionit publik në pikëpamje të ndjeshmërisë që ajo ka. Sot në Shqipëri ka një numër të madh sipërmarrësish, që i janë dedikuar me pasion dhe me këmbëngulje dhe me shumë sakrifica këtij sektori, për të prodhuar dhe për të eksportuar ushqim. Nëse ushqimet tona me origjinë bujqësore do të ishin produkt i hormoneve, do të ishte e pamundur që Shqipëria të kishte një trend pozitiv të eksporteve. Edhe ju duhet të bëni punën tuaj edhe për zhurmat që bëhen. Ju e dini shumë mirë se çfarë do të thotë të prodhosh për tregun europian. Nga ana tjetër do të ishte e padrejtë, që në të përpiqeshim të mbulonin problemet, rreziqet reale, që kërcënojnë shëndetin e njerëzve nga produkte të pa certifikuara. Të gjithë sa bëhet për të larguar ushqimin nga rruga, për të larguar prodhimet e ushqimeve që nuk i përmbushin kushte, për të mos lejuar therjen e mishit jashtë standardeve, janë veprime që kanë të bëjnë me shëndetin.  Unë besoj shumë se ka një element po kaq të rëndësishëm që lidhet  indirekt me aspaketin e sigurisë. Nur rriten ashtu siç duhet kompanitë serioze, nëse nuk garantohet siguria, pasi pasiguri stimulon konkurrencën e pandershme.

Read more

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Konkurrohet padrejtësisht dhe pengohen që të jenë pjesë e rregullave të lojës. Kjo është një prishje e rregullave të lojës dhe në fund fare nuk i shërben as ekonomisë dhe as sigurisë. Sot kemi kompani më të konsoliduar si pasojë e punës së tyre dhe patjetër që sot kemi edhe një isntitucion që merret me këtë proces dhe është më i fokusuar dhe është me rezultat më të mirë sec ishte 4-5 vite më parë. Nuk mund të themi se e kemi garantuar plotësisht, produktin që ju shiten qytetarëve, konkurrencën. Një nga aspektet  problematike ka të bëjë më ndëshkimin. AKU është shumë larg garantimit të sigurisë ushqimore.

Kjo është një betejë e ngjashme me betejat e ndryshëm për të vendosur ligj dhe rregull në sektorët e tjerë. Kush merr përsipër të cenojë një rend ligjor, që garanton zhvillimin e një sektori duhet ë përballet me ligjin. Kush abuzon duhet të përballet me konsekuencat. Sot referohen dhe janë 65 materiale dhe siç e thashë edhe më parë përfundojnë në kosh dhe ne jemi të vendosur për ndëshkim me heqje lirie, dhe ndalim përgjithmonë të personit për t’u marrë me atë aktivitet dhe patjetër edhe me dëmshpërblimet përkatëse. Për abuzuesit do të shkojmë me propozim nga 10-15 vite burg dhe heqje e të drejtës për t’u marrë me këtë aktivitet edhe pasi të dalësh nga burgu”-tha kryeministri.

Etiketa: 15 vite burgabuzuesitKryeministri Edi Ramasiguria ushqimore

Të Lidhura

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

nga 27
23:03 | 03/06/2026
0

Duket se protesta e sotme ende nuk ka përfunduar. Protestuesit, pasi u shpërndanë me grupe në disa zona të Tiranës,...

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

nga 27
22:43 | 03/06/2026
0

Elseid Hysaj ishte një nga protagonistët e ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit, jo vetëm për paraqitjen në fushë, por...

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

nga 27
22:19 | 03/06/2026
0

Rolando Maran e ka nisur keq aventurën e tij në krye të Kombëtares shqiptare, duke u mposhtur me rezultatin 0-1...

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

nga 27
21:07 | 03/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama foli sot në një intervistë për CNN International, ku u pyet për projektin në Zvërnec. Gjatë fjalës...

Para
Efektivja u vra në Letoni/ Basha: Dëshmorja e dytë e Shqipërisë

Efektivja u vra në Letoni/ Basha: Dëshmorja e dytë e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

23:03 | 03/06/2026
Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

22:43 | 03/06/2026
Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

22:19 | 03/06/2026
Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

21:07 | 03/06/2026
Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

20:39 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –
  • Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –
  • Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…
  • Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –
  • Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com