Një person është plagosur me thikë pak momente më parë në plazhin e Velipojës.
Mësohet se Alfons Ndoka u plagos pas një sherri me një 43 vjeçar.
Ende nuk dihet shkaku i sherrit, por i plagosuri është dërguar menjëherë drejt spitalit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë polica ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin e dyshuar Vate Lisaj.