Vasili: Protestat tona, janë për të ecur përpara për integrimin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vasili: Protestat tona, janë për të ecur përpara për integrimin

12:11 | 01/05/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar ndaj situatës në të cilën ndodhet Shqipëria pas samitit të Berlinit dhe refuzimit të hapjes së negociatave.

Në një dalje për mediat, Vasili ka lëshuar akuza të forta ndaj kreut të qeverisë Rama dhe ka kërkuar vijimin e protestave të opozitës.

Deklarata e plotë

Read more

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Të nderuar qytetarë,

Të gjithë shqiptarët dje kanë dëgjuar me hidhërim lajmet që erdhën nga Berlini, ku përkundrejt euforisë së një viti më parë dhe një mashtrimi të strukturuar të qeverisë që me demek çështja e negociatave ishte mbyllur dhe ishte zgjidhur, përkundrazi dëgjuan qartë që Shqipëria për shkak të qeverisjes së saj të gjithë fenomenet negative janë rënduar siç është krimi, Korrupsioni, krimi zgjedhor etj. Por shqiptarët dëgjuan me shumë hidhërim që kjo problematikë shumë e rëndë në mënyrë të veçantë lidhur me emigracionin dhe mungesën e kontrollit të plotë të jetës ekonomike të vendit që ka shtyrë këtë emigracion dhe azilkërkuesit.

Qytetarët mësuan se Shqipëria është një nga problemet kryesore sepse Kosova, vëllezërit tanë në Kosovë nuk mund të ecin përpara në procesin e liberalizmit, jo për shkak të tyre,por për shkak të Shqipërisë,  e cila duke u bërë një precedent  i rrezikshëm pengon dhe ata në rrugën e integrimit. Integrimi europian është prioritet madhor, nuk është pronë e qeverive sikurse do ta trajtojë Edi Rama dhe Rilindja e tij. Sigurisht këto lajme të hidhura që vijnë dhe ky integrim i bllokuar është e qartë dhe ne, po nga kjo foltore kemi denoncuar. Këto janë lajme të mira për qeverinë, sepse një qeveri që ka axhenda të tjera antieuropiane sigurisht nuk e gëzon ecjen përpara të integrimit europian,  por e gëzon shumë kur lajmet për bllokimin e integrimit europian të Shqipërisë vijnë vazhdimisht.

Pasi qeveria shqiptare, kthimi në prioritet madhor, mobilizimin e të gjithë energjive më pozitive, për pjesëmarrjen  e të gjithë aktorëve politikë, opozitë, mazhoranca, shoqëri civile, njerëz të dijes, njerëz të shkencës, njerëz me ide. E ka zëvendësuar këtë gjë me disa lobime të errëta dhe të dyshimta me personalitete të huaja, me darka e dreka restorantesh, me negocime të paprincipta dhe me pritmëninë e jashtëzakonshme, se dikush nga diku do na bëjë një dhuratë sepse ne e njohim e kemi mik, e kemi shok dhe hamë e pimë. Integrimi është një prioritet madhor, është prioritet profesional në radhë të parë. Është prioritet politik. Nuk kërkonte zhbërje ministrish siç ishte Ministria e Integrimit, kërkonte specialistët më të mirë që të ishin deri në front. Çdo ministri shqiptare të kishte kryefjalën e saj vetëm integrimin europian .

Në çdo prokurori shqiptare duhet të ishte prioritet zbardhja e dosjeve shumë të rënda, të cilat i nxijnë faqen Shqipërisë, qoftë dosjes 339, 184, çështjes Babale, korrupsionit të tmerrshëm i cili është aty dhe nuk hetohet, që nga Unaza e Re, në OST , në të gjitha koncesionet e Shqipërisë. Dhe në të gjitha rastet kërkonte qasje ballore dhe profesionale, objektiva dhe jo kapjen e drejtësisë, e cila sigurisht në vend që të ishte një arritje, u shndërrua dhe poshndërrohet në një problem madhor.

Sigurisht që në këtë proces Shqipëria nuk mund ta banalizohej si një vit më parë ky kryeministri duartrokiste për gjëra të cilat nuk u arritën, ku dhe për humorin e të gjithë shqiptarëve, po ua kujtoj edhe sot në 29 qershor ai dekoronte edhe katër ambasadorë të tij, sepse këta kishin arritur të rregullonin çështjet e Europës, të mbyllnin negociatat dhe të bënin gjithçka dhe sot ja ku jemi, kemi 4 medalje ambasadorësh, por nuk kemi Integrim Europian, përkundrazi jemi bërë problem i madh edhe për Kosovën. Shqipëria nuk ka nevojë në mënyrë të veçantë për një çështje madhore siç është Reforma në Drejtësi as për duartrokitje, as për lëvdata fiktive, por ka nevojë të përballet me 2 standardet e Reformës që i ka ulur besimin njerëzve, mbi 60% e shqiptarëve nuk e besojnë më atë.

Nuk ka nevojë edhe për qëndrime të përcipta të ndërkombëtarëve në Tiranë apo gjetkë për këtë Reformë, por ka nevojë për një zbatim ashtu sikurse Kushtetuta dhe 21-22 korriku që e miratoi këtë platformë të Reformës në Drejtësi të zhvillohet pikë për pikë, pasi hapat tona do të jenë mbrapa dhe Shqipëria, do të mbetet në mes, e izoluar, pa perspektive, pa zhvillim ekonomik dhe pa shpresë për qytetarët e saj.

Sot përfundimisht ka ardhur koha e përgjigjeve të mëdha, por këto përgjigje kushdo mund ti jap, por vetëm kjo qeveri dhe ky kryeministër të cilët gënjeshtrën e kanë mënyrë komunikimi, mënyrë jetese dhe mënyrë veprimi politik, pra kjo qeveri nuk mund ta japë kurrë. Ndaj protestat tona, janë protesta për të ecur përpara në Integrimin Europian të Shqipërisë, janë protesta edhe për vëllezërit tanë në Kosovë, të cilët nuk mund dhe nuk është e ndershëm të dënohen, penalizohen, izolohen sepse qeveria e kapur dhe e korruptuar në Tiranë ua pengon edhe atyre ëndrrën europiane. Faleminderit.

Etiketa: nenkryetari i lsiPetrit Vasilirefuzimi i hapjes së negociatavesamiti i Berlinit

Të Lidhura

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

nga 27
23:12 | 19/12/2025
0

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

nga 27
22:44 | 19/12/2025
0

Flamurtari ka barazuar në shtëpi përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Sfida e zhvilluar...

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

nga 27
22:30 | 19/12/2025
0

Po luhej bileta për finalen ku i pret Napoli, për të synuar mbylljen e vitit me një trofe që shërben...

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

nga 27
20:50 | 19/12/2025
0

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Para
Gjermani/ Qëllohet me breshëri plumbash një 36-vjeçar shqiptar

Gjermani/ Qëllohet me breshëri plumbash një 36-vjeçar shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

23:12 | 19/12/2025
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

22:44 | 19/12/2025
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

22:30 | 19/12/2025
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

20:50 | 19/12/2025
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

20:40 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –
  • (VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –
  • Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –
  • Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –
  • SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com