Zef Mirashi, u kap duke transportuar 10 kg lëndë narkotike
Shërbimi për Çështjet e Brendëshme dhe Ankesat në MPB ka arrestuar një ditë më parë shefin e policisë së Vërmoshit pasi është kapur duke transportuar 10 kg lëndë narkotike.
“Mirashi që mbante gradën Nenkomisar, ishte me detyrë Komandant i Postës së Policisë së Vermoshit në Drejtorinë Vendore të Policisë në Shkodër.Sherbimet e SHÇBA e kishin nen vezhgim oficerin e Policisë, pasi kishin siguruar të dhëna për përfshirjen e tij ne aktivitet kriminal dhe e ndaluan mbreme teksa po transportonte me mjetin e tij rreth 10 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva nga Vermoshi drejt Shkodrës”, sqaron policia.