Senatori Republikan, Richard Lugar ndërroi jetë në moshën 87 vjeçare.
Ai shërbeu 36 vjet si senator i Indianës dhe u mund në vitin 2012 nga një sifidant i Tea Party, Richard Mourdock, në primaret Republikane.
Senatori Lugar ka qenë në Shqipëri në vitin 2007 për të këshilluar shkatërrimin e armëve kimike të mbetura nga koha e diktaturës komuniste. Ai ka qenë i angazhuar edhe me diasporën në Amerikë në mbrojtjen e çështjes shqiptare.