Ish presidenti Bujar Nishani i është përgjigjur kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pasi ky i fundit i përmendi djalin, i cili mori nënshtetësinë austriake.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nishani shkruan: Rrugaçi i pashkollë merr kurajon ti tregojë moralin këtij populli që helmohet çdo ditë nga betoni i narkomafias.
Postimi i plotë
Rrugaçi i pashkollë që e kanë vënë në krye të Bashkisë së Tiranës paska marrë në gojë djalin tim nga ekranet e tv-ve.
Llaxorja që nuk e njeh nderin e dinjitetin e familjes, pasi u martua me paratë e “djersës” së mamasë, merr kurajon ti tregojë moralin këtij populli që helmohet çdo ditë nga betoni i narkomafias.
Nuk e kuptoka përse protestojnë shqiptarët !?
Ka njëmijë e një arsye pse ata dalin rrugëve të Shqipërisë.
Ata dalin edhe për Arditin, fati tragjik i të cilit do të tmerrojë gjithë jetën edhe të birin e këtij deviacioni human, sapo të ketë mundësinë ta mësojë.