Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë pjesë në një pritje të organizuar me rastin e Ditës së Mbretit nga ambasada e Holandës në Tiranë.
Meta është shprehur se Holanda është një vend mjaft i rëndësishëm për Europën dhe të ardhmen tonë europiane.
Statusi i Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta:
Kënaqësi të merrja pjesë sot në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Mbretit nga ambasada e Holandës, një vend mjaft i rëndësishëm për Europën dhe të ardhmen tonë europiane.
Me interes pashë ekspozitën e fëmijëve shqiptarë me piktura, me rastin e 350-vjetorit të ndarjes nga jeta të Rembrandtit.
I lumtur të merrja dhuratë një libër për Johan Cruijff-in, idhullin e fëmijërisë time, aq më tepër tani që Ajax-i po rikthehet si atëherë.