Pas vdekjes së 25-vjeçares ne maternitetin e Elbasanit kirurgu i njohur, Agron Menzelxhiu e ka cilësuar një akt terrorist arrestimin e dy mjekëve pa hetim mjeko-ligjor.
Kirurgu shprehet se është i habitur që pas kësaj ngjarjeje nuk ka reaguar as urdhëri mjekut as ministria e Shëndetësisë
Ai gjithashtu shpjegon kushtet aktuale që ndodhet spitali, në të cilat nuk bëhen dot analiza paraprake shëndetësore.
“10-15% të vdekjeve akute në SHBA ndodhin për shkak të tromboembolia polmonare. Ka shtete që këtë përqindje e kanë edhe më të lartë. Ka qenë një barrë e vonuar dhe ndërhyrja është dashur urgjente se mund të ndodhte edhe vdekja e fëmijës në barkun e nënës. Doktorët janë detyruar ta operojnë urgjent duke i marrë disa analiza të zakonshme”, sqaron mjeku sa i përket shkakut të vdekjes së 25 vjeçares.