“Sheshelj”, sfidë autoritetit kosovar, Serbisë dhe Brukselit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Sheshelj”, sfidë autoritetit kosovar, Serbisë dhe Brukselit

15:36 | 12/04/2016
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Në mesditën e të martës në Kosovë pritet që të hyjë Vojisllav Sheshelj. Lideri i radikalëve serbë ka një mandat arresti prej autoritetit kosovar, që nëse prek territorin shqiptar të arrestohet menjëherë. Në këtë logjikë, Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë një vendim, i cili u është drejtuar të gjithë komandantëve dhe shefave operativë në stacionet policore të veriut në Mitrovicë. Besim Hoti, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës, u ka kërkuar drejtuesve policorë në veri se duhet ta zbatojnë në mënyrë strikte urdhrin e MPB-së për t’ia ndaluar hyrjen Sheshelit në Kosovë! Ky është aspekti zyrtar, që i shtohet referimi i medias serbe, ku konfirmohet se Sheshelj do të jetë në Kosovë. Praktikisht ka disa rrugë tokësore për t’u futur në Mitrovicën e Veriut, atje ku bëhet tubimi dhe në rast se Sheshelj do të afrohet, thuhet se pikërisht do të shfrytëzojë njërën prej tyre syresh. Dhe, paçka premtimeve për arrestin e tij, Kosova e ka të pamundur që të ndalë ekspansionin turistik zgjedhor të serbëve, qoftë edhe të Sheshelj, në rrugët “dytësore”. Këto rrugë dhe kanale nuk i prek askush në Kosovë prej MPB-së, ndërsa Serbia është e motivuar t’i ushqejë me të gjitha mjetet. Ato mbajnë gjallë sot edhe veprimtarinë e strukturave paralele serbe në Kosovë.

Ndërkohë, nëse do ekzistonte serioziteti i duhur, premtimet për arrestin e tij nuk duhej t’i bënte z.Selimi, i sapongarkuar me detyrën e Ministrit të Jashtëm, por Ministri i Brendshëm Skënder Hyseni. Por ky i fundit e di mirë se strukturat serbe janë shumë të forta dhe po vijojnë të forcohen nën dobësimin e vazhdueshëm të Kosovës. Dhe, ndodh që zonja Tahiri, po ashtu ministre e marrëdhënieve me Serbinë, ka premtuar vazhdimisht për masa apo reciprocitete ndaj serbëve që asnjëherë nuk bëhen, ashtu si zyrtarë shqiptarë, që mëtojnë gjëra, por që në fund tregojnë paq se nuk e administrojnë dot Kosovën si një të tërë. Kjo është arsyeja që nëse Sheshelj do të vij të martën, s’do të jetë ndonjë humbje e madhe për Kosovën, por rikonfirmimi se strukturat paralele serbe, ato që po e gërryejnë shtetin e ri shqiptar, nuk duan t’ia dinë fare për autoritetin e qeverisë Mustafa.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Në këtë logjikë, një vulë turpi i takon dhe Opozitës kosovare me thirrjet e vazhdueshme patetike kundra autoriteteve, pasi ky realitet që mbizotëron në Kosovë është projeksion i të gjithëve dhe tregues se shteti kosovar duhet të përballet me sfida dhe jo të fshihet pas patericave të aleatëve potencialë, që u kanë mundësuar pavarësinë.

Sheshelj mund të vijë si skuth, por kjo veç dobësisë së autoritetit kosovar, që ka këmbët e lidhura dhe prej të gjithë rrjedhimeve të pakos Ahtisari, është një dështim i madh për Brukselin dhe vetë Serbinë, që tashmë komplekset e veta po i nxjerr me Kosovën, por jo me përballjen e munguar me të shkuarën, për të cilën u duhet ende kohë ta shikojnë si duhet. Dhe, shembulli i anakronizmit serb është Daçiç që gjatë vizitës në Kosovë ka thënë se vdekja e ish-Presidentit Sllobodan Millosheviç ka qenë e dhimbshme, pasi falë Millosheviçit, Serbia e ka mbajtur gjallë Kosovën!!

Ky realitet i tejkaluar e kalon tashmë vetë edhe zv/kryeministrin Daçiç, qeverinë serbe, madje edhe ministrat kosovarë dhe nuk llogaritet Sheshelj, ky është një mesazh i qartë për vizionin serb të së ardhmes. Ja pse vizita e sotme e Sheshelj nëse do ndodhë është një paralajmërim i keq i punës së bërë deri më tani nga Brukseli për paqen.

/javanews.al/

Etiketa: Ben AndoniMinistri i Brendshëmpako AhtisariQeveria MustafaSkënder Hyseniskuthstrukturat paraleleVojisllav Sheshelj

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
De Jong, sërish ndërhyrje horror

De Jong, sërish ndërhyrje horror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

23:10 | 13/12/2025
Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

23:02 | 13/12/2025
5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

22:30 | 13/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

22:04 | 13/12/2025
Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

21:52 | 13/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –
  • 5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –
  • Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –
  • Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –
  • “Hysen Kadiu iku në Amerikë gjatë fushatës”, Berisha përplaset me Salianjin: Po gënjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com