Subjektet e penalizuara nuk kishin kapacitetet e duhura depozituese
Me arsyetimin se nuk disponojnë kapacitetet depozituese të mallit, ministria e energjetikës u ka hequr përfundimisht licensën 40 kompanive që operonin në tregun e shitjes me shumicë të karburanteve. Mjaft prej subjekteve të penalizuara kanë qenë të njohura në treg. Vendimi është firmosur nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë e cila ka miratuar heqjen e licencës për këto subjekte. Sias një njoftimi të shpërndarë nga vetë ministria thuhet se shkaku parë që ka cuar në këtë vendim drastic për të ardhmen e këtyre kompanive disa prej tyre të njohura në treg ka qenë mungesa e kapaciteteve depozituese. Në njoftim thuhet se “Vendimi i revokimit është marrë pas inspektimeve të kryera në subjektet të cilat rezultojnë se kanë humbur kushtin e kapacitetit depozitues si detyrim ligjor të përcaktuar nga ligji si dhe nuk kanë plotësuar detyrimet e përcaktuara nga vendimet e këshillit të ministrave dhe urdhërat e ministrit të energjetikës. Mes kompanive të penalizuara ka edhe subjekte që vite më parë kanë qenë shumë të njohura në treg si ANOIL, RIRA, TEA OIL dhe JUKOIL. Tregu i shitjes së karburanteve është nga më të paqëndrueshmit në vend. Ndryshimet e shpeshta të cmimeve po edhe hyrjet e daljet e shpeshta të komoanive në këtë treg e kanë bërë atë shumë konkurues dhe të ashpër. Mjaft nga subjektet që e kanë humbur licensën kishin falimentuar më parë se të ndërmerrej ky hap.
LISTA
- “TEA OIL” SHA
- “EID DIESEL” SHA
- “ARGOIL” SHA
- “ENARVI” SHA
- “NASAEL” SHA
- “JUKOIL” SHA
- “AK TRADE INTERNACIONAL OIL”
- “ITAL LUBRIFIKANT” SHA
- “RIRA”SHA
- “VILOIL” SHA
- “TEA CONSTRUCTION & PETROL” SHA
- “RUÇI PETROL “ SHA
- “I & A INDUSTRI” SHA
- “OXFORD ALBANIA” SHA
- “COBIAL” SHA
- “LM – OIL” SHA
- “JAMB” SHA
- “EUROPROGRES” SHA
- ” BROKA OIL” SHA
- “MARE OIL” SHA
- “TEA CONSTRUCTION & PETROL” SHA
- “BACOGAS- ALBANIA” SHA
- “SPRING OIL” SHA
- “2A&F” SHA
- “EXIMOIL” SHA
- “ALBANIA MOTOR COMPANY” SHA
- “ALB TEC OIL” – SHA
- “ANOIL” SHA
- “PETROLIMPEX” SHA
- “SIAL” SHA
- “TEA COSTRUCTION & PETROL” SHA
- “ALBATRAS-OIL” SHA
- “AUTO MASTER” SHA
- “ACI ENGINERING” SHA
- “ALBANIAN INTER OIL 10” SHA
- “SHIGJETARI-B” SHA
- “K.E.L” SHA
- “BUNKER ALBANIA“ SHA
- “YLLI PETROL” SHA
- “R.B.H. BELINE” SHA