Princ Leka dhe princesha Elja Zaharia Zogu kanë uruar besimtarët katolikë shqiptarë me rastin e Pashkëve.
Në një mesazh në rrjetet sociale, princi dhe princesha shprehen se të gjithë shqiptarët kudo që janë kanë bekimin dhe dritën e Zotit.
“Gëzuar Pashkët!Në këtë ditë të shenjtë të ringjalljes së Krishtit, urojmë të gjithë besimtarët katolikë e ungjillorë, si edhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, të kenë bekimin dhe dritën e Zotit!
T’i hapim derën mirësisë, dashurisë vëllazërore dhe të mposhtim egon, mosmirënjohjen, urrejtjen e ndasitë…
Të duam të mirën e njëri tjetrit, se vetëm kështu duam të mirën e Shqipërisë sonë të bekuar.”