Një baba ka mbyllur vajzën e tij brenda një kafazi metalik për t’i ushtruar presion dhe për t’u hakmarrë ndaj ish bashkëshortes së tij.
Babai, Xu Qian ushtonte dhunë psikologjike dhe fizike nga vajzës së vogël. Pasi e mbyllte në kafaz i dërgonte foto me këmbë në fyt të vajzës, nënës së saj.
Ndonëse e ëma e vogëlushes, Xu Ting e kishte kallëzuar disa herë bashkëshortin në polici, ata nuk e kishin marrë në konsideratë.
“Më thanë që burrat janë të stresuar dhe gratë duhet ta marrin në konsideratë këtë gjë. Policët janë meshkuj gjithashtu dhe duan të ndihmojnë burrat e tjerë. Ai abuzonte shpesh me mua dhe sa herë telefonoja policinë më bënin kritika dhe më jepnin leksione edukimi.”- shprehet Xu Ting.