Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim një delegacion me parlamentarë austriakë.
Mësohet se pjesë e takimit ishin përfaqësues nga Parlamenti Austriak, Këshilli Federal i Austrisë si dhe Parlamenti i Landit të Burgenlandit, të kryesuar nga Christian Sagartz, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore (ÖVP) në Parlamentin e Burgenlandit.
Berisha është shprehur se temë e diskutimeve ishin zhvillimet politke në vend. Berisha thekson se vendi po kalon një situatë të vështirë pasi këtu është instaluar narkoshteti.
Nga ana tjetër, ish- kryeministri është shprehur se vendi prej dy vitesh është pa Gjykatë Kushtetuese dhe me një Gjykatë të Lartë të paralizuar qëllimisht.
Postimi i plotë i ish kryeministrit Berisha:
Te dashur miq, dje prita ne nje takim nje delegacion me parlamentare austriake, me perfaqesues nga Parlamenti Austriak, Keshilli Federal i Austrise si dhe Parlamenti i Landit te Burgenlandit, te kryesuar nga Christian Sagartz, Kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Popullore (ÖVP) ne Parlamentin e Burgenlandit.
Ne delegacion ishte dhe Dipl. Ing. Nikolaus Berlakovich, Deputet i Partise Popullore nga Burgelandi ne Parlamentin Austriak ne Vjene, Kryetari Dhomes Ekonomike te Burgenlandit, Ish. Minister Federal i Austrise per Bujqesise, Ekonomise Pyjore, Ambientit dhe Ekonomise Pyore (2008- 2015) si dhe Zv/ Kryetar i Partise Popullore te Austrise (ÖVP)
Me ta diskutuam mbi zhvillimet politike ne vend. Theksova se Shqiperia po kalon nje situate te veshtire per shkak se ne vend eshte instaluar narkoshteti. Pergjate dy viteve te para te qeverisjes se Edi Rames vendi u mboll me kanabis nga jugu ne veri. Me qindra grupe kriminale ruanin parcela me kanabis ne bashkepunim me zyretaret e policise. Nje raport i ShISh mbi kete situate theksonte se te pakten 120 zyrtare te larte te policise ishin te perfshire ne veprimtarine kriminale te mbjelljes se kanabisit ne vend. Ish ministri i Brendshem ishte i perfshire ne trafikun e droges se bashku me kusherinjte e tij nderkohe qe edhe ministri qe e pasoi kishte te vellain e tij te denuar nga Gjykata e Larte italiane si drejtues rrjeti ne trafikun e droges me Venezuelen dhe vendet e Amerikes Latine, i cili gjate kohes qe i vellai ishte minister i brendshem fuqizoi edhe me tej aktivitetin e tij kriminal.
Dje Europol nxori raportin sipas te cilit 50% e drogave te forta shkojne ne Europe permes Shqiperise dhe Adriatikut nderkohe qe ky raport ne 2008 shkruante qe Shqiperia devijoi rrugen dhe nuk ishte me vend tranziti domethenes i drogave te forta. Edhe DASH ne raportin e tij, prej dy vitesh e cileson Shqiperine si qender operacionale te krimit te organizuar.
Nga ana tjeter, vendi prej dy vitesh eshte pa Gjykate Kushtetuese dhe me nje Gjykate te Larte te paralizuar qellimisht. Vettingu i gjykatesve dhe prokuroreve duhet te niste nga poshte lart ne menyre qe mos te krijohej vakum apo bllokim te institucioneve nderkohe qe ndodhi e kunderta sepse qellimi ishte kapja e organeve supreme te drejtesise. Mungesa e Gjykates Kushtetuese ka bere qe kompetencat ti shkojne qeverise dhe ajo te mos kete asnje fre. Ky kryeminister ka cdo fuqi, votohen ligje te cilat ne fryme dhe ne germe jane ne kundershtim me Kushtetuten por askush nuk ka ku t’i ankimoje ato. Nga ana tjeter edhe Gjykata e Larte eshte teresisht e paralizuar. Nga 19 gjykates kane mbetur vetem tre. Jane rreth 40 mije dosje qe presin te shqyrtohen. Per rrjedhoje ka filluar te paralizohet edhe sistemi gjyqesor. Nga kjo situate te vetmit qe perfitojne jane qeveria dhe kriminelet.
Ne kete kontekst, opozita ne Parlament ishte thjesht nje fasade, nje stoli e kesaj mazhorance qe nuk njeh ligj as dhe Kushtetute dhe keto ishin arsye madhore te djegies se mandateve.
Prokuroria shqiptare ne dy dosje te saj fakton angazhimin direkt te Edi Rames si dhe ministrave dhe qeveritareve te tjere se bashku me kriminelet, te perfshire ne vjedhjen dhe grabitjen e votave te qytetareve shqiptare. Ne pese qarqe te vendit nderhyrja e tyre ishte e madhe duke blere vota dhe duke deformuar rezultatin e zgjedhjeve. Keto dosje deshmuan ne menyre perfundimtare se me Edi Ramen nuk mund te kete zgjedhje ne Shqiperi.