Policia e Vlorës ka arrestuar dy shtetas si dhe shpallen në kërkim dy të tjerë, të dyshuar edhe për kryerjen e një sërë vjedhjeve të banesave.
Si rezultat i operacionit i koduar ‘Piratët’ u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve M.H., 29 vjeç, E.K., 25 vjeç, me banim në Vlorë, si dhe shpallja në kërkim e A.M dhe L.H.
Në vijim të operacionit, nga veprimet hetimore intensive, janë zbardhur edhe 12 ngjarje të tjera (vjedhje) :
- Më datë 16.04.2019, është vjedhur banesa e shtetasit S.M, në lagjen “29 Nëntori”.
- Më datë 07.04.2019, është vjedhur banesa e shtetasit I.M, në lagjen “Isa Boletini”.
- Më datë 30.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit L.Sh, në lagjen “Lef Sallata”.
- Më datë 15.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit A.H, në lagjen “Pavarësia”.
- Më datë 11.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit G.K, në lagjen “Hajro Çakërri”.
- Më datë 07.03.2019, është vjedhur banesa e shtetases L.Sh, në lagjen “24 Maji”.
- Më datë 05.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit B.T, në lagjen “1 Maji”.
- Më datë 25.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit M.K, në lagjen “Hajro Çakërri”.
- Më datë 15.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit K.B, në lagjen “15 Tetori”.
- Më datë 14.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit F.F, në lagjen “24 Maji”.
- Më datë 14.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit M.P, në lagjen “28 Nëntori”.