Rikthimi i vizave/ Rama sqaron si ndikon votimi i parlamentit hollandez në lëvizjen e shqiptarëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rikthimi i vizave/ Rama sqaron si ndikon votimi i parlamentit hollandez në lëvizjen e shqiptarëve

13:37 | 18/04/2019
në Shqiperi
0

Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi ka komentuar sot vendimin e parlamentit hollandez për të pezulluar lëvizjen e lirë të shqiptarëve.

Sipas Ramës ky proces është lojë e disa partive politike holandeze dhe nuk ndikon aspak në lëvizjen e lirë të shqiptarëve.

“Ai vendim u përcoll nëpër kanalet televizive dhe ato dixhitale si të ishte fundi i lëvizjes së lirë të shqiptarëve, ndërkohë që është një vendim thjesht dhe vetëm politik në vazhdën e një procesi elektoral në një vend si Holanda, ku nuk është sekret ka një zhvillim të vazhdueshëm të një politike intensivisht kundër zgjerimit, kundër emigrantëve, intensivisht kundër shqiptarëve.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Shqiptarët janë zgjedhur nga disa parti në atë vend si një kokë turku për retorikën agresive izolaciniste në raport me zhvillimet me BE dhe agresive kundër politikës evropiane të zgjerimit. Është një procedurë parlamentare që nuk ka asnjë implikim direkt në lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Për të shpjeguar, të gjithë duhet ta dinë se për revokimin e lëvizjes së lirë duhet të përmbushen disa kritere objektive, asnjë prej të cilave nuk përkon me realitetin e faktorit nëse e quajmë kështu shqiptar në Holandë.

Ministri për drejtësinë i Holandës reagoi në atë seance duke thënë pikërisht këtë: nuk ka asnjë kriter të përmbushur negativisht për të adresuar këtë problematikë me një vendim parlamenti. Ai që vizitoi Tiranën dhe u shpreh me tone pozitive.

Së pari duhet të ketë një rritje të qëndrueshme të emigracionit të parregullt nga një vend në përkatës të BE, dhe konsiderohet si rritjen e qëndrueshme, dyfishimi i atyre që emigrojnë në mënyrë të parregullt. Fakti flet për rënie, jo për rritje, e lëre pastaj për dyfishim,

Së dyti duhet që rritja e azilkërkuesve në vendin përkatës të BE nga vendi që konsiderohet si burim i problemit të jetë dyfish, ndërkohë që ka rënie.

Së treti duhet të konstatohet mungesë vullneti në bashkëpunimin mes vendeve për kthimet e emigrantëve të parregullt. Jo vetëm nuk ka rënie të bashkëpunimit, por rritje, e konstatuar nga autoritetet holandeze dhe e nënvizuar edhe në vizitën e ministrit holandez.

Së katërti, vendi që merret në shqyrtim të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare të vendit që do këtë procedurë, nuk ekziston.

Së pesti duhet të konstatohet kthimi pas në zbatimin e kritereve teknike të përcaktuara për lëvizjen e lirë dhe këto kritere vlerësohen nga KE që në dhjetor të vitit të kaluar ka nënvizuar se Shqipëria i plotëson 100% këto kritere

Qeveria holandeze nuk ka dhënë asnjë shenje se do të marrë hapin pas vendimit të parlamentit, në kushtet kur partitë atje duan vota dhe shkelin me këmbë dinjitetin e shqiptarëve, ti drejtohet KE. E pastaj KE nëse ka adresim nga qeveria holandeze, merr e shqyrton kritere që sapo thashë.

E gjitha ajo që ka ndodhur është futja në funksion e disa partive politike që janë haptazi parti me një vokacion në kundërshtim me vlerat dhe parimet që mbrojnë partitë proevropeiste dhe në kushtet e një fushate elektorale por edhe dijeni e plotë se është e gjitha një shfaqje politike me sfond elektoral janë bashkuar edhe vota të tjera për të mos u vënë në trysni. Lojë e brendshme dhe që nuk impakton në asnjë mënyrë lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Zero”, tha Rama në Kuvend.

 

Etiketa: edi ramalevizja e shqiptareveRikthimi i vizavevendimin e parlamentit hollandez

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Rama: PD rrugore të vij si vëzhguese në zgjedhjet e 30 qershorit

Rama: PD rrugore të vij si vëzhguese në zgjedhjet e 30 qershorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com