Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi priti në një takim një grup veteranësh të luftës nga batalioni “Atlantiku”, i krijuar 20 vite më parë me inisiativën e shqiptarëve të Amerikës, si pjesë përbërëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryemadhi theksoi rëndësinë që merr jo vetëm përkujtimi i luftës, i sakrificave dhe nderimi i gjakut të derdhur për çlirmin e Kosovës, por edhe trashëgimi i kësaj kujtese te brezat e rinj që duhet të dinë të vlerësojnë historinë e kombit dhe përgjegjësinë për ta mbrojtur e trashëguar.
Përfaqësuesit e batalionit Atlantiku falenderuan Kryetaren e LSI për pritjen që rezervoji dhe shprehën dëshirën për ti shtuar lidhjet mes shqiptarëve të diasporës dhe zhvillimeve në trojet shqiptare, duke nënvizuar idenë se lufta, gjaku dhe sakrificat e panumerta janë mesazhi i madh se detyrimi ynë është ti shërbejmë ardheut, ti shërbejmë kombit me përkushtim dhe devocion.