Skandal në spitalin e Korçës/ Mjeku lë pacientin me dhimbje, i thotë pi ujë. Pas disa orësh ndërron jetë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandal në spitalin e Korçës/ Mjeku lë pacientin me dhimbje, i thotë pi ujë. Pas disa orësh ndërron jetë

21:41 | 15/04/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Mjeku lë pacientin në shtëpi me dhimbje, i thotë pi ujë, pas disa orësh, qytetari ndërron jetë.

“Fiks Fare” denoncoi kushtet e urgjencës së spitalit rajonal të Korçës dhe veprimet e punonjësve të saj. Një ekip i kësaj urgjence i shkoi disa herë në shtëpi një pacienti, duke i rekomanduar se për dhimbjet e mëdha duhet të pinte ujë dhe lëngje. Por, megjithëse pacienti dhe familjarët iu lutën ekipit që ta çonte në spital, mjekja vendosi që trajtimi me “ujë dhe lëngje” të vazhdonte në shtëpi. Pas disa orësh, gjendja e pacientit u përkeqësua dhe herën e tretë, ky ekip vendosi ta transferojë pacientin në spital. Por, ishte shumë vonë! Disa minuta pasi mbërritën në spital, pacienti ndërroi jetë.

Në redaksinë e “Fiks Fare” u ankua Stela Tiko, nga Korça, e cila u ankua për vdekjen e babait të saj, Sotiraqit, 67-vjeç, në datën 1 prill në Spitalin Rajonal të Korçës. Qytetarja thotë se nga data 31 mars e deri mëngjesin e datës 1 prill, ka kontaktuar disa herë me Urgjencën Kombëtare dhe me mjekët e Urgjencës së Korçës. Madje, ekipi i urgjencës i shkoi dy herë në shtëpi, ku i bëri disa qetësues dhe i rekomandoi të pinte ujë dhe lëngje. Qytetarja thotë se mjekja i ka bërë një qetësues voltaren, kur në fakt, sipas saj, babai i saj vuante nga aritmia. Qytetarja thotë se injektimi i këtij qetësuesi i ka shkaktuar problemet, që më pas i morën jetën.
Ndërkohë, qytetarja u ankua se, në momentin që autoambulanca transportoi babain e saj nga shtëpia drejt spitalit, ai i ra nga barela, pasi nuk ishte i lidhur.

Read more

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

“Dua të denoncoj dhe një fakt tjetër; Në Spitalin e Korçës bëhen pazare me të vdekurit. Lajmin që babai ndërroi jetë ma dha një punonjës i funeralit. Mjekja dhe personeli u mbyllën në dhomë. Madje, edhe skedën e vdekjes ma solli punonjësi i funeralit” thotë ajo.
Pas denoncimit, qytetarja shkoi në Urgjencën e Spitalit të Korçës, ku takoi shefin e urgjencës, Kujtim Shabani, dhe doktoreshën që i erdhi disa herë, por nuk e mori asnjëherë në spital babanë e saj.

Qytetarja i shpjegoi situatën shefit të urgjencës. Ajo i tha se babai i saj vuante nga aritmia, ndërsa doktoresha i bëri një qetësues voltaren. Shefi i tha se qytetarja është një vajzë e mirë. Qytetarja i kërkoi llogari shefit duke i kërkuar se përse ka marrë skedën e vdekjes nga një punonjës funerali, ndërsa ai i përgjigjet se në të shumtën e rasteve, familjarët autorizojnë punonjësit e funeralit. Për kushtet e autoambulancës, ai i thotë se “nuk je lidhur shumë me realitetin”.

Qytetarja i kërkoi disa herë se përse ekipi i urgjencës nuk e dërgoi në spital babanë e saj. Fillimisht, shefi i urgjencës thotë se ka qenë keq dhe nuk mund të transportohej në spital. Më pas i thotë se gjendja nuk ka qenë aq e keqe. Dhe në fund, i kërkon llogari se përse nuk e mori vetë qytetarja ta dërgonte në urgjencë. Në bisedë me qytetaren, shefi fillon të dredhë një cigare brenda ambienteve të urgjencës, ndërsa i thotë se urgjenca vetëm këto bën. Sipas tij, nuk bëhet as EKG, as Eko.

Ai justifikohet se nuk mund t’i marrë 50 pacientët që vizitohen në shtëpi në spital, pasi urgjenca ka vetëm 10 shtretër, ndërsa i thotë se “urgjenca nuk është për të sëmurët kronikë, urgjenca është për të sëmurët akutë”. Në lidhje me pirjen e lëngjeve dhe ujit, shefi i urgjencës i përgjigjet se “përdorimi i ujit ka hyrë masivisht, mos të duket shaka”.

Më pas, në zyrën e shefit të urgjencës, mbërrin edhe mjeke Silvana. Qytetarja i kërkon shpjegime se përse nuk e dërgoi më shpejt në spital dhe ajo i përgjigjet se “nuk i parashikojmë dot zonjë! Unë e kam ndërgjegjen shumë të qetë, se unë pash parametrat që duhet të masja”.

“Fiks Fare” mori kontakte me drejtues të Spitalit të Korçës, të cilët na u përgjigjën se “në rast se doni t’ju japim informacion me shkrim, adresa e e-mailit është spitalikorçë@shëndetësia.gov.al.

Nëse dëshironi intervistë, na lajmëroni t’ju lidhim me mjeken”. Por, disa çaste më vonë, Drejtoria e Spitalit, na kontaktoi sërish dhe na komunikoi se mjekja nuk dëshiron të japë intervistë.

“Fiks Fare” kërkonte informacion se përse autoambulancat në Korçë nuk kanë barelë? Përse nuk ka defribilator, apo EKG? Çfarë duhet të pësojë një pacient në shtëpi që të shoqërohet për në spital?

/top-channel-tv/

 

Etiketa: fiks faremjeku i thote pi jujenderron jete pacientispitali korce

Të Lidhura

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

nga 27
21:29 | 04/06/2026
0

Liverpool i ka dhënë zgjidhje çështjes së trajnerit. The Reds, pas largimit të Slot, kanë firmosur kontratë për dy vite...

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

nga 27
20:57 | 04/06/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=k3EZnctVhy0 Këtë vit Ujësjellësi i Durrësit vjen me lajme të mira, pasi parashikon që, përmes një investimi rreth 650 mijë...

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

nga 27
20:55 | 04/06/2026
0

Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka...

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

nga 27
20:13 | 04/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama do  të vizitojë këtë të premte Vlorën, aty ku do të zhvillohet një organizim për 35-vjetorin e...

Para
“Belle” në Notre Dame…Zemra e Parisit po shuhet ngadalë (film)

"Belle" në Notre Dame...Zemra e Parisit po shuhet ngadalë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

21:29 | 04/06/2026
Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

20:57 | 04/06/2026
Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

20:55 | 04/06/2026
Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

20:13 | 04/06/2026
Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

20:05 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –
  • Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –
  • Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –
  • Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –
  • Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –
  • Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –
  • Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com