Në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO Presidenti Ilir Meta zhvilloi një vizitë si i ‘Ftuar Nderi’ në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s në Romë.
Me anë të një postimi në Facebook, Meta shpreh mirënjohje ndaj kontributit që Kolegji i Mbrojtjes së NATO-s i ka dhënë Shqipërisë.
“Shpreh mirënjohjen time më të thellë për bashkëpunimin dhe kontributin që Kolegji i Mbrojtjes së NATO-s i ka dhënë Shqipërisë me kualifikimin e ekspertëve shqiptarë dhe me ekspertizën e tij të çmuar ndaj reformës së mbrojtjes dhe procesit të anëtarësimit tonë në NATO”, shkruan presidenti.