Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi është shprehur se po kalon fazën më të vështirë të jetës së saj.
Në një intervistë për “Prive.al”, Adrola tha se për momentin ndodhet në një periudhë tranzicioni.
“Jam në një tranzicion. Akoma nuk di ku do jem, ku jam, çfarë do bëj, Troi, jeta ime, puna ime. E ndjej veten vetëm dhe më duhet të gjej rrugën time. Kjo është faza më e vështirë e jetës sime, realisht”, deklaroi modelja.