Kjo është një vjedhje paraelektorale, e organizuar nga segmente të caktuara të shteti. Ushtria mund të përdoret. Por mënyra se si po përdoret ushtria është një rrugaçëri.
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur supergrabitjen e 10 milionë eurove në Rinas si një vjedhje paraelektorale të organizuar nga segmente shtetërore.
I ftuar në Ora News me gazetaren Beti Njuma, Berisha tha se edhe Al Kapone nuk do ta bënte dot një grabitje si ajo e Rinasit për të dytën herë rresht.
Berisha komentoi gjithashtu vendimim e ministres Olta Xhaçka, për vendosjen e Forcave të Armatosur dhe Ushtrisë në aeroport, duke e cilësuar rrugaçëri mënyrën si po përdoret ushtria është një rrugaçëri.
“Kjo është një vjedhje paraelektorale, e organizuar nga segmente të caktuara të shtetit. Me të njejtët skenarë të 2016. Me një falimentim të shtetit. Me një precizion të jashtëzakonshëm i cili mund të realizohet me një pjesëmarrje të elementeve të sigurisë së Aeroportit në Autoritetitn e Avizacionit Civil. Është një skenar shtetëror. Se s’ka bandidtë në botë që të organizojë dy herë të njejtin skenar në botë. As Al Kapone nuk do ta bënte dot dy herë rresht
Ushtria mund të përdoret. Por mënyra se si po përdoret ushtria është një rrugaçëri. Mund të dërgohej në aeroport me një vendim të Këshilit të Ministrave dhe Parlamentit. Duhet të ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe le të përdorej ushtria. Këta kanë për shef shtabi, një turp dheu, që me nxjerrjen e ushtrisë kryen tradhëti kombëtare.”- shprehet Berisha.