Akte të rënda dhune kanë ndodhur sot mes të burgosurve shqiptarë dhe algjerianë në burgun e Avlonas, në Greqi.
Sipas mediave greke, dhuna ka degjeneruar në përleshje me armë të ftohta, madje kanë hedhur dhe vaj të nxehtë.
Kjo ngjarje ka marrë shkas nga e enjtja e kaluar ku algjerianët plagosën me thikë në këmbë një të burgosur shqiptar, që kërkonte mbështetje në programin e detoksimit, pasi është përdorues droge.