Këngëtarja Jonida Maliqi është renditur e dyta për perfomancën e natës së mbrëmshme në Amsterdam, koncert ku performuan 28 shtete për të treguar këngët e tyre.
Në koncert morën pjesë rreth 4.5 mijë persona ndërsa mësohet se këngëtarja shqiptare është pritur mjaft mirë duke marrë duartrokitje të forta nga publiku. Në vendin e parë renditej Hollanda me këngën “That Night”, sipas votimeve të përdoruesve të internetit.
Finalja e Eurovisionit këtë vit do bëhet në 18 maj dhe pritet që Shqipëria të ketë një paraqitje të mirë. Sipas faqes zyrtare të Eurovisionit ky vit pritet të ketë edhe me shumë ankth pasi pikët e dhëna nga teleshikuesit dhe juria do llogariten në fund në bazë të renditjes.
Shqipëria përfaqësohet me këngën “Ktheju tokës”, këngëtare Jonida Maliqi.