Prishja e fidanishtes/ Studentët dhe pedagogët e UBT-së vendosin bojkot deri në tërheqjen e Bashkisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prishja e fidanishtes/ Studentët dhe pedagogët e UBT-së vendosin bojkot deri në tërheqjen e Bashkisë

11:52 | 08/04/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Sot është dita e tretë e bojkotit mësimor nga pedagogët dhe studentët të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ndërsa po protestojnë kundër ndërtimit të shkollës 9-vjeçare në territoret e këtij universiteti.

Pedagogët që kanë dalë në protestë ndërsa thonë që është vendim i Senatit Akademik bojkotimi i mësimit dhe mos lejimi i ndërtimit të kësaj shkolle 9 vjeçare në territoret e Universitetit.

Ndërkohë që herë pas here studentët kanë përplasje me policinë dhe në disa raste ata kanë tentuar të grisin banderolat të vendosura te pjesa rrethuese e territorit.

Read more

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Deklarata e plotë:
DEKLARATË PËR MEDIAT

Forumi Ekonomik Studentor i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Forumi Bujqësisë dhe Mjedisit, përfaqësuesit e Këshillit Studentor të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, si dhe shumica e studentëve të UBT-së kundërshtojnë unanimisht vendimin e bashkisë Tiranë, për ndërtimin e një institucioni arsimor parauniversitar, brenda Kampusit të UBT!

E theksojmë që në krye të kësaj deklarate, se studentët e UBT-së janë pro ndertimit të shkollave, janë pro ndërtimit të çdo institucioni që i shërben dijes dhe prosperitetit të shoqërisë. Ne jemi kundër çdo veprimi i cili do të cënonte statusin dhe hapësirën territoriale të UBT-së, qoftë edhe ndërtimi i një institucioni edukativ që është jashtë funksionit të Universitetit dhe pengon veprimtarinë normale të tij.

Së pari, nuk e shohim të arsyeshme dhe të logjikshme të jemi vendi i parë në historinë e arsimit europian i cili merr përsipër nisma të çuditshme në territorin autonom universitar!

Së dyti, për vetë faktin që ky territor ka qenë i Universitetit Bujqësor të Tiranës para viteve 90, si dhe aktualisht eshtë në proces gjykimi për pronësinë e tij, Bashkia Tiranë duhej të ndërmerrte një sëri konsultimesh me përfaqësues të Universitetit dhe studentët.

Neglizhenca e këtij veprimi, na bën të dyshojmë për qëllimin e vërtetë të këtij plani ndërtimi.

Së treti, në Master Planin e UBT shprehet qartë se ky territor ishte planifikuar për t’i shërbyer studentëve të UBT në formën e një hapësire didaktike dhe eksperimentale.
Theksojmë se jemi universiteti më i vjetër i Republikës së Shqipërisë, i vetmi Universitet Bujqësor në vendin tonë. Të vetëdijshëm për vlerat, traditën dhe historinë gati 70-të vjecare në mësimdhënie, kërkim, shkencë dhe transferim dijesh, konsiderojmë veprimin e bashkisë Tiranë si alogjik dhe të papranueshëm për ndërhyrjet në territorin e UBT-së.

Studentët e UBT-së shprehin njëzëri shqetësimin e tyre rreth këtij projekti, pasi është një projekt i pakonsultuar, mungon studimi për ndikimin që do ketë në Kampusin e UBT-së dhe mbi të gjitha është një projekt i cili del jashtë çdo lloj konteksti në hapësirën territoriale të UBT-së për qëllimet dhe misionin që ky universitet ka.

Së katërti, nëse Bashkia Tiranë do të bënte një kërkim me të hollësishëm të truallit ku mund te ndërtohet objekti, do t’a gjente atë pranë konvikteve të UBT, zonë e cila aktualisht është pronë e përbashkët shtetërore dhe universitare . Nëse Bashkia Tiranë mendon realisht për të mirën e komunitetit, duhet fillimisht investimi në zona mizerabël ( siç është zona pranë konvikteve të UBT), dhe më pas të bëhet betonizimi i zonava të lira.

I drejtohemi studentëve të UBT-së dhe pedagogëve, që të qëndrojnë të bashkuar në kauzën e tyre, pasi kjo është kauza për të siguruar një arsim cilësor për gjeneratat e ardhshme pranë UBT-së.

Si përfundim, i bëjme thirrje bashkisë Tiranë të reflektoje dhe të dorëhiqet nga ky projekt, ose në të kundërt studentët e UBT do të përdorin çdo mjet demokratik për të kundërshtuar fuqimisht prishjen e fizionomisë së Kampusit Universitar të UBT, e cila përfundimisht cënon veprimtarin normale të studentëve, stafit akademik dhe vet universitetit.

Etiketa: pedagogetPrishja e fidanishtesshkolle 9 vjeçarestudentetUniversiteti Bujqësor i Tiranës

Të Lidhura

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

nga 27
23:29 | 03/02/2026
0

Milan nuk gabon këtë radhë në Serinë A italiane. Skuadra e Massimiliano Allegrit iu përgjigj fitores së Interit teksa mposhti...

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

nga 27
23:19 | 03/02/2026
0

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Studio 24”, deklaroi se shtyrja e vendimit për pezullimin e Belinda...

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

nga 27
22:23 | 03/02/2026
0

Një 33-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga policia italiane. Ai është plagosur, nga blutë pasi tentoi ti arratisej policisë. Mediat italiane shkruajnë...

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

nga 27
22:11 | 03/02/2026
0

Qëndrimet e përsëritura publike të kryeministrit Edi Rama kundër betejës së gjyqtarëve në Kushtetuese për çështjen e pagave të tyre,...

Para
Kriza politike/ Soreca: Qeveria dhe opozita të ulen në tryezë

Kriza politike/ Soreca: Qeveria dhe opozita të ulen në tryezë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

23:29 | 03/02/2026
Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

23:19 | 03/02/2026
Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

22:23 | 03/02/2026
Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

22:11 | 03/02/2026
Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

21:31 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –
  • Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –
  • Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –
  • Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –
  • tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com