Edhe pse pak ditë që kanë hapur profilin e tyre në Instagram duka dhe dukesha e Sussex, me anë të një postimi ata kanë falenderuar të gjithë për mbështjen që tregojnë për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë por kanë dhe një apel.
“Mos na bëni dhurata neve, bëni bamirësi. Duka dhe dukesha e Sussex u janë mirënjohës për përkrahjen tuaj dhe dashurinë që keni për fëmijën që pritet të vijë në jetë shumë shpejt. Mos na bëni neve dhurata por ndihmoni fëmijët dhe familjet në nevojë. Nëse ke bërë një dhurim dukët do t’ia dinë për nder”- shkruhet në postimin e Meghan dhe Harry-it.