Boeing ka vendosur që të shkurtojë prodhimin e avionëve më të shitur, 737, pas rrëzimeve në Etiopi dhe Indonezi.
Stafi i Boeing me anë të një deklarate për mediat njoftoi se prodhimi do të bjerë nga 52 avionë në muaj në 42 nga mesi i prillit ndërsa kërkon falje publike për aksidentet tragjike.
“Kërkojmë falje për jetët e humbura në aksidentet me 737 MAX. Megjithatë, sipas raporteve të para shqyrtuese të aksidentit të Ethiopian Airlines, është e qartë se sistemi i njohur si MCAS, në të dy aksidentet ka qenë aktiv pasi ka marrë informacione të gabuara të shpejtësisë”, tha drejtuesi ekzekutiv (CEO) Dennis Muilenburg në Twitter.
Muilenburg tha se detajet e plota të të dyja aksidenteve do të shpalosen në raportet e qeverive përkatëse.
I njëjti lloj që u nis nga linja ajrore indoneziane Lion Air u rrëzua në det vetëm pesë muaj më parë, menjëherë pas largimit nga Xhakarta. Ai aksident mori jetën e 189 njerëzve.