Drejtoria e shkollës evakuon nxënësit/ Ekspertët: janë djegur disa mbeturina në afërsi të shkollës
Një aromë e rëndë e ngjashme me rrjedhje gazi, është konstatuar në ambjentet e shkollës 9-vjeçare ”Adem Gjeli” në Fushë Krujë. Dejtoria e shkollës ka vendosur menjëherë evakuimin e nxënësve pasi dyshohet se është hedhur lëndë helmuese.
Drejtoria e shkollës njoftoi policinë, Institutin e Shëndetit Publik dhe Drejtorinë Arsimore. Ekspertët kanë konstatuar se janë djegur disa mbeturina në afërsi të shkollës. Meqënëse sistemi i ngrohjes në shkollë është me gaz, atëherë është dyshuar se mund të ketë pasur ndonjë rrjedhje apo problem në sistemin e ngrohjes.