Pas takimit të zyrtarëve të BE-së në Shqipëri me përfaqësues të opozitës së bashkuar, zyra e Bashkimit Europian në Tiranë iu ka bërë thirrje palëve politike që të ulen në dialog.
“Është koha që të dy palët politike të punojnë së bashku për të mirën e përgjithshme të vendit”-thuhet në mesazhin e BE-së.
Apeli i ndërkombëtarëve ka qenë i ripërsëritur ndaj partive politike në Shqipëri që të ulen për zgjidhjen e krizes politike.