Shtyhet Konferenca mbi Klimën në Ballkanin Perëndimor, për shkak të një incidenti mes delegacionit serb dhe atij kosovar.
Incidenti diplomatik është shënuar nga delegacioni i qeverisë serbe pasi nuk ka pranuar të ulet në të njëjtën tryezë me delegacionin nga Kosova.
Ministri kosovar Fatmir Matoshi deklaroi se kjo është e papranueshme dhe se ka të bëje me rregulla strikte të OKB, ndërsa ministri shqiptar Blendi Klosi dha një deklaratë për mediat: Kishim dakortësi me OKB dhe serbin 1%, – tha Klosi. – sot bëhej një hap para për njohjen e Kosovës nga OKB.
Konferenca Ministeriale për Rajonin dhe Ballkanin Perëndimor me temë “Aksioni Rajonal mbi Klimën në Ballkanin Perëndimor” duhet të niste në orën 10:00 në Tiranë me pjesëmarrjen e ministrit të Mjedisit Blendi Klosi dhe delegacioneve nga Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe donatorë të huaj.