Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të vendosë mbi fatin e procedimit penal të nisur ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, në lidhje me dosjen “Habilaj”.
Ditën e sotme janë përcaktuar gjyqtarët që do të gjykojnë ish-ministrin Saimir Tahiri. Trupa gjykuese do të jetë Ardit Mustafai Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, Mustafa.
Rreth një javë më parë, gjykata kaloi në gjykim akuzat e ngritura nga Prokuroria, ndërsa vetë Tahiri u shpreh se procesi ndaj tij është në kufijtë e maskaradës.