Kthim tek partia e Enverit e ka cilësuar deputetja socialiste, Mimoza Hafizi, PS-në e pas referendumit të 9 prillit. Në përgjigje të deklaratës së socialistit të hershëm, Servet Pëllumbi, se referendum ishte I rregullt, Hafizi shkruan:
“Prof. Servet Pëllumbi, shqiptari më i lumtur me rezultatin 95% të referendumit në PS. Më në fund partia u kthye te sh. Enver. Nostalgji!”. Reagimi i saj ka ardhur pasi Servet Pëllumbi hodhi poshtë pretendimet e Hafizit bashkë me Ben Blushin, për manipulime në referendumin e ditës së shtunë. Ai tha se kjo pakicë, që po vjen gjithnjë e duke u bërë më pakicë, duhet të pranojë rezultatin e referendumit nëse do të qëndrojë në Partinë Socialiste.
I pyetur në lidhje me mundësinë e një përjashtimi të deputetit Ben Blushi, Pëllumbi u shpreh se nuk ka nevojë për një përjashtim nëse tjetri përjashton veten.