Parlament i kalbur, që qelbet era krim s’mund të pjellë asgjë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parlament i kalbur, që qelbet era krim s’mund të pjellë asgjë!

13:08 | 02/04/2019
në Kryesore
0

Nga Petrit Vasili

Shteti për shkak të puçit politik të kapjes nga Rilindja është shpërbërë strukturalisht, juridikisht dhe moralisht. Kryekauza e opozitës është natyrshëm vetëm e vetëm një: çlirimi i shtetit nga kapja dhe kriminalizimi përmes votës së lirë.

Ringritja e shtetit në të gjithë nivelet e tij dhe rivendosja e standardeve bazike të zhbëra të demokracisë vetëm e vetëm përmes votës së lirë, pa të cilat ky shtet s’mund të ekzistojë e funksionojë më asnjë çast është imperativa e madhe të cilës opozita i është përkushtuar tërësisht dhe pa kthim pas.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Asnjë reformë nuk mund të implementohet mbi një ngrehinë të tille të kalbur shtetërore dhe asnjë iluzion, qoftë ky edhe qëllim mirë nuk mund të ushqehet për këtë. Themeli i gjithë ngrehinës shtetërore është Republika Parlamentare, e cila është rrënuar e kapur tërësisht nga blerja e votës prej krimit të organizuar.

Ringritja e Republikës Parlamentare duke luftuar pa asnjë kompromis blerjen e votës përmes krimit nga rilindja është misioni i parë,i dytë,i tretë pra kryemisioni i patjetërsueshëm i opozitës. Djegia e mandateve ishte rruga e vetme, zgjidhja e vetme dhe reagimi i vetëm përballë një demokracie, që shkatërrohet e rrënohet dhe një shteti, që kapet e asgjësohet nga rilindja si produkt kriminal i provuar i zgjedhjeve të kriminalizuara.

Kjo Republikë dhe ky Parlament i kalbur, që qelbet era krim s’mund të pjellë veçse drejtësi të kapur dhe mundësi zero për një reformë në drejtësi të paanshme politikisht, por edhe për çdo reformë tjetër qoftë kjo ekonomike e shoqërore.

Çdo iluzion për një zbatim të drejtë dhe të paanshëm të reformës në drejtësi apo edhe i çdo reforme tjetër është thjesht një iluzion i rremë,i paqenë dhe jashtë realitetit në rastin më të mirë. Pas bllokimit nga rilindja të çdo mekanizmi parlamentar për të futur sërish reformën në drejtësi në dimensionin kushtetues të 21-22 korrikut 2016 dhe refuzimit arrogant në parlament nga rilindja të paketës së ndryshimeve për reformën në drejtësi të paraqitur nga opozita, përfundimisht u asgjësua çdo mundësi institucionale e shpëtimit të reformës në drejtësi nga kapja.

Dhe denoncimet e përditshme të një Vettingu në drejtësi me dy standarde si dhe mbushja e KLP dhe KLGJ me njerëz me rekorde të errëta të kontestuara edhe nga vetë ndërkombëtarët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të reformës në drejtësi shuajnë çdo iluzion të të ashtuquajturës “drejtësi të re” dhe provojnë qartë se kapja nga rilindja është bërë kanceri, që po ha shtetin.

Një mazhorancë, që shkatërron të gjitha mekanizmat e kontrollit demokratik dhe qytetar mund të përballet vetëm me mekanizmat asimetrike shumë të forta të qëndresës politiko qytetare pa kthim.

Çdo sofizëm i kujtdo, që i largohet këtij realiteti tragjik për demokracinë është pa asnjë vlerë.
Çdo sugjerim i llojit pseudo institucional, që opozita duhet gjoja të luftojë për reforma gjithfarësh, pa zgjidhur zemrën e problemit dhe nënën e të gjithë të këqijave, shitblerjen e votës, do të ishte thjesht një alibi për regjimin kriminal të rilindjes.

Çdo sugjerim a këshillë jashtë demaskimit të korrupsionit që ka kapur çdo qelize të shtetit, demaskimit të kapjes dhe asgjësimin e parlamentit, të kapjes së drejtësisë, të rilindjes së mbjelljes masive të drogës, të trafikantëve, krimit të organizuar dhe pastrimit të parasë që sundojnë anë e mbanë, do te ishte një sugjerim a këshillë naive në rastin më të mirë dhe e kapur edhe ai nga rilindja në rastin më të keq,ndonëse personalisht besoj shumë më shumë se është kjo e fundit.

Opozita është shumë e qartë në Kryekauzën e saj si edhe ne diskursin e objektivin e saj për të çliruar Shtetin nga kapja dhe kriminalizimi dhe për të ringritur shtetin e së drejtës dhe Republikën Parlamentare.

Çdo instrument në funksion të kësaj kauze, përfshirë djegien e mandateve, është në funksion të një vizioni tërësisht mbipartiak,tërësisht kombëtar dhe tërësisht shtetformues e shpëtues, për një Republikë dhe Pluralizëm Politik, që ndodhen tragjikisht në zgrip, si asnjë herë më parë.

Kushdo, që do të evokonte të kundërtën e këtyre objektivave madhore të opozitës duke i paraqitur thjesht si objektiva partiake apo të një ndryshimi duarsh në pushtet, do të bënte thjesht një avokati të trashë e të akaparuar të qeverisë si dhe do të demonstronte një zbrazëti intelektuale të dhimbshme për atë vetë.

Etiketa: Petrit Vasili

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para

Pse është 2 prilli një “kalë”?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com