Me një takim me shqiptarët e Diasporës, nis axhenda e kryeministrit Rama në vizitën e tij zyrtare në SHBA. Përmes një mesazhi në facebook, kryeministri lajmëron nisjen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rama thekson se do të lançojë në këtë takim projektin e Samitit të Parë Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare, që zhvillohet në nëntor të këtij viti në Tiranë.
Kryeministri do të zhvillojë takime me zyrtarët e lartë në Shtëpinë e bardhë.