Policia e Lezhës ka sekuestruar 3 mina të montuara me telekomandë, 2.3 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë si dhe 1 telefon celular. Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.
Si rezultat i këtij operacionit të koduar “The long way”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– A.L. 23 vjeç, banues në Vlorë.
– A. E. 21 vjeçe, banuese në Vlorë.
Shtetasit e mësipërm u arrestuan në flagrancë në Lezhë, pasi nga kontrolli në çantat e tyre u gjetën të fshehura 3 mina me shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 2.3 kg lënde narkotike e dyshuar marijuanë.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve plasëse” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 282/a/2 dhe 283/2 të Kodit Penal.