Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Leshnicë, të Pogradecit ku një adoleshent është plagosur rëndë.
Sipas policisë 16-vjeçarit me iniciale E.Ç, i ka shpërthyer në duar një granatë, ku si pasojë ka gjymtuar dorën. 16 vjeçari u dërgua në spitalin e Pogradecit ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur nnë afërsi të ish-Repartit Ushtarak. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.