Duhen “rregulla të reja për të mbrojtur web-in nga përmbajtje të rrezikshme” dhe për ta bërë këtë ne kemi nevojë për “një rol më aktiv të qeverive”. Ai që e bën këtë apel është themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, në një letër të hapur të botuar nga Washington Post nga “kolegu” i Jeff Bezos, guru i Amazon.
Zuckerberg thekson nevojën për rregulla të reja për të “siguruar integritetin e procesit zgjedhor dhe për të mbrojtur privatësinë e njerëzve”.
Për Drejtorin e Përgjithshëm të rrjetit më të madh social në botë, ne duhet të punojmë së bashku me shtetet për të zhvilluar një kornizë globale dhe modeli duhet të jetë ai i “Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave” të Bashkimit Evropian.