Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Peqin-Elbasan.
Sipas informacioneve nga përplasja e dy mjetëve ka mbetur i plagosur një person i cili është dërguar në spitalin e Elbasanit.
Ndërkohë drejtuesi tjetër i mjetit nuk ka marrë asnjë lëndim dhe është shoqëruar në komisariat.
Policia ndodhet në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e aksidentit.