Duke lënë mënjanë pozicionin e tij si trajnier, ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare Gianni De Biasi ka ndërmarrë një iniciativë të re.
Përmes një postimi në Facebook, De Biasi ka njoftuar se do të ndihmojë të rinjtë që ëndërrojnë të bëhen futbollistë duke krijuar një shkollë futbolli e cila quhet “Italia Football Talent”.
“Miqtë e mi, dua të ndaj me ju iniciativën time të re. Eksperiencat që kam kaluar si lojtar më parë dhe tani si trajner, dua t’i shfrytëzoj për të ndihmuar të rinjtë e shumtë që ëndërrojnë të bëhen futbollistë. Ndaj, për këtë kam krijuar Italia Football Talent, një shkollë futbolli, që do të ketë si qëllim të rrisë dhe të argëtojë futbollistët e rinj”.