Dyfishohet numri i divorceve në Shqipëri në 20 vitet e fundit (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dyfishohet numri i divorceve në Shqipëri në 20 vitet e fundit (film)

17:05 | 27/03/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Numri i divorceve në Shqipëri është dyfishuar që prej fundit të viteve 90 një statistikë që nxit ekspertët të arrijnë në konkluzionin se familja shqiptare është në krizë.

Mbi 80% e kërkesë padive regjistrohen në gjykatë nga gratë dhe në pjesën më të madhe shkaku kryesor i divorceve është dhuna. Fëmijët janë viktima të konflikteve mes prindërve gjatë dhe pas këtij proçesi.

Psikologët përmbaruesit dhe përfaqësuës të institucioneve shtetërore ngrenë me shqetësim faktin se nënat ndeshen me së shumti me mospagesën e pensionit ushqimor nga baballarët, ndërsa këta të fundit hasin pengesa në takimet me fëmijët.

Në këto kushte palët i drejtohen përmbarimit duke sjellë dyfishimin e praktikave përmbarimore krahasuar me 5 vite më parë.

Në Shqipëri ekspertë të çështjeve ligjore dhe sociale vërejnë se familja shqiptare prej gati dy dekadash është në krizë. Këtë konstatim ata e mbështesin në thuasje dyfshimin e numrit të divorceve krahasuar me fundin e viteve 90, për të mbërritur në 4500 në vitin 2017.

Thënë ndryshe afro 20% e martesave përfundojnë në divorc. Kjo është një shifër me e ulët se në vendet perëndimore, por në Shqipëri divorci bart një peshë tjetër sepse pasojat e tij janë më të rënda për shkak të kushteve ekonomike dhe sociale.

Rreth 85% e numrit të kërkesave për zgjidhje martese në gjykatë regjistrohen nga gratë. Dhuna përbën gjithashtu në mbi 80% të rasteve shkakun kryesor, për të vijuar me varësinënga droga të partnerëve, bixhozin, tradhëtitë, paaftësinë mendore dhe fizike, mashtrimin, apo dhe diferencat në prioritete dhe mendësi.

“Në momentin që vijnë në dyert e gjykatës situata është shumë e agravuar. Shumë gra vijnë me urdhër mbrotje. Dikush vjen nga mjekësia ligjore, dikush vjen nga një situatë tejet konfliktuale,” thotë avokatja Denisa Daka.

Gjatë procesit të zgjidhjes së martesës dhe më pas, ata që vuajnë më së shumti pasojat e të gjitha konflikteve janë fëmijët.

“Shumë gra dhe burra i konsiderojnë fëmijët si aspirina për të shpëtuar martesën e tyre, por kjo nuk funksionon. Trauma pas divorcit tek fëmijët, është e konsiderueshme”, shprehet avokatja Denisa Daka.

“Fëmijët paraqesin probleme me vetëvlerësimin e tyre, gjendje emocionale e ngarkuar, ndonjëherë bëhen dhe agresivë, sepse viti i parë ndarjes së prindërve është gjithmonë problematik për fëmijët, duke qenë se ndryshon gjithë mënyra e tyre e jetesës”, thotë psikologia Greta Talo.

Por fëmijët pas divorcit kthehen në një fushëbetejë mes prindërve. Sipas statistikave më së shumti nënat ndeshen me problemet e mospagesës së pensionit ushqimor nga babai.

Çështjet përmbarimore për pension ushqimor janë thuajse dyfishuar krahasuar me 5 vite më parë, duke mbërritur në afro 6500 për vitin 2018. Pjesa dërrmuese e vendimeve të gjykatës kalojnë për ekzekutim të detyrueshem. Përmbaruesit thonë se ndeshen në masë me përpjekjet e palës debitore, kryesisht babait për të fshehur pasurinë.

“Vështirësia që ndeshet më shumë në ekzekutim lidhet me faktin që debitori nuk ka pasuri, flasim për mungesë pasurie të legjitimuar. Kemi situatën tjetër që debitori pengon ekzekutimin, pra debitori fsheh pasurinë e tjetërson atë. Shkak për mosekzekutimin e titujve është informaliteti në sektorin e punësimit”, shprehet përmbaruesja Etleva Zeqiraj.

“Shoqata për nismat ligjore qytetare ka bërë një vrojtim të vendimeve të gjykatave për këtë gjë. Në rastin kur prindi nuk e ka pagën e deklaruar aq sa paguhet, por e ka të deklaruar në pagë minimale dhe gjykata në bazë të kësaj page do vendosë dhe detyrimin ushqimor, ose kur është i papunë, ose është emigrant, është divorcuar dhe ka ikur, dhe ti nuk i ke fare të ardhurat e deklaruara. Ky është një problem që shpeshherë çon në atë që nuk ka fare pagesë për fëmijët, të detyrimit ushqimor dhe detyrohen nënat të përballojnë të gjitha shpenzimet”– thotë Etleva Sheshi, eskperte në Minisrtrinë e Shëndetësisë dhe Çështjeve sociale.

“Por kemi dhe raste shumë të rënda kur shtetarë dhe pushtetarë kanë refuzuar t’u japin pension fëmijëve, ose njerëz të fushës së bisnezit që kanë fshehur pasuritë për të mbërritur në një vendim drastik, dhe të sigurojë një kuotë të ulët të pensionit ushqimor në favor të fëmijëve”, thotë avokatja Denisa Daka.

Në çështjet përmbarimore të takimeve me fëmijë, baballarët janë më së shumti pala e prekur krahasuar me atë të pensionit ushqimor, ku ata në shumicë janë debitorë. Praktikat e takimeve me fëmijë janë dyfishuar krahasur me 5 vite më parë për të mbërritur në afro 1100 në vitin 2018. Të mbrosh interesin më të lartë të fëmijës për përmbaruesin është gjëja më e vështirë.

“Shpeshherë palët debitore kanë mësuar një hile, e mesojnë fëmijën të qajë kur i afrohet prindit tjetër. Këtu jemi përballë dy dilemash ruajtjes së interesit më të lartë, atë të fëmijës. Pra përmbaruesi gjyqësor vërtet është autoritet i ngarkuar me ligj për ekzekutim, por nuk mund ta afrojë fëmijën përmes ndikimit. Në këtë rast vjen në ndihmë psikologu”,thotë përmbaruesja Etleva Zeqiraj.

Mjaft gra tërhiqen nga divorci për shkaqe ekonomike por edhe ato që arrijnë ta zgjidhin martesën, gjithashtu hasin shumë vështirësi.

Ato gra që mbijetojnë në skaje të rënda konflikti, në familje ku gjenerohet dhunë gjithë kohës, kanë probleme jashtazakonisht të rënda pas divorcit. Ato përveçse paragjykohen nga mjedisi, shoqëria dhe familja shpesh mbeten pa punë dhe pa shtëpi”,thotë avokatja Denisa Daka.

Autoritetet thonë se në favor të grave pas divorcit ndërhyet me ndihmë ekonomike, me banesë sociale dhe bonus qeraje për gratë e dhunuara me urdhër mbrojtje dhe gratë kryefamiljare.

“Zyra përkatëse e punësimit i paguan punëdhënësit që punëson gra 115% të pagës minimale për një periudhë kur lidhet kontrata, jo nën një vit. Një pjesë tjetër që zyra e punësimit i paguan punëdhënësit që punëson gra nga këto lloj targetesh që po flasim, duke i paguar 100% masën e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore”-sqaron Etleva Sheshi, eskperte në Ministrinë e shëndetësisë dhe çështjeve sociale.

Përkundrejt masave të qeverisë divorci në thelb mbetet një proces tejet i vështirë. Në Shqipëri që prej vitit 90 kanë lidhur martesë nën betimin “Derisa vdekja të na ndajë”afro 677 mijë çifte dhe mbi 80 mijëose 12 % e tyre e kanë thyer këtë betim.

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/2119506201459777/

/VOA/

Etiketa: divorcet

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Bllofi me Fatos Nanon dhe tepsia me 1 racion e Ramës

Bllofi me Fatos Nanon dhe tepsia me 1 racion e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com