Policia britanike ka arrestuar një 44 vjeçar shqiptar pasi akuzohet për kultivim të lëndës narkotike.
Mësohet se shqiptari u dënua me 20 muaj burg.
Në momentin e aksionit nga policia britanike i dyshuari është munduar të largohet por nuk ka mundur. Ndërkohë janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provave matëriale 152 bimë narkotike të cilat ndodheshin brenda ndërtesës.
Ndërkohë që sipas prokurorit të çështjes nëse lënda narkotike do të dilte në treg ajo do të kapte vlerën nga 45,000 deri 121,000 dollarë.