Pranvera panameze – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pranvera panameze

12:22 | 13/04/2016
në Opinion
0

Nga Luljeta Progni

“Letrat e Panamasë“ zbuluan, se njerëz të pasur dhe të fuqishëm politikisht kanë fshehur të ardhurat e tyre për t’iu shmangur taksave, ose më keq akoma kanë pastruar para të pista të përfituara nga afera korruptive e veprimtari të jashtëligjshme.

Pas “Pranverës Arabe” të pesë vjetëve më parë, kjo pranverë duket se po krijon dalëngadalë një valë zemërimi për shumë popuj, që nga ata, të cilët kanë ndërtuar një sistem demokratik për shekuj me rradhë, deri tek sistemet autoritare. Për shumë qytetarë të thjeshtë, që në mënyrë transparente paguajnë taksat çdo vit për përmirësimin e shërbimeve publike në vendin e tyre, zbulimi i dokumenteve të “Panamasë“, padyshim kthehet në një zemërim, që për momentin duket se po vetëpërmbahet.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Duke qenë se volumi i materialeve të zbuluara është shumë i madh, periudha për të publikuar dokumentet e transkriptuara është rrjedhimisht më e gjatë dhe kjo pritje po mban në ankth qoftë politikanët e përfshirë, qoftë qytetarët e vendeve të tyre.

Për rastin e Shqipërisë ditët e para të publikimit të një sasie të vogël dokumentash u përmenden disa “biznesmenë“ dhe “kompani”, që dyshohet se kanë shfrytëzuar shërbimin e panamezëve të “Mossack Fonseca”, e cila fabrikonte kompani fantazmë për të gjithë botën.

Fakti që Shqipëria renditet në vendet me indeksin më të lartë të korrupsionit dhe aktiviteteve të paligjshme, të bën të dyshosh, se me siguri në ditët e ardhshme do të publikohen edhe emra të tjerë, që janë kujdesur për të fshehur paratë e tyre në kompani të themeluara në zonat e ashtuquajtura offshore.

E keqja e madhe e zbulimit të këtij aktiviteti është se këto para, në rastin kur janë fituar nga aktivitete të ligjshme biznesi dhe ju fshihen taksave, duhet të ishin pjesë e parave që shkojnë për shërbime publike. Pra, këto para duhet të përfundonin në buxhetin e shtetit për të përmirësuar shërbimin në spitale, pagat e mësuesve, policëve dhe gjithë administratës, ndërtimin e rrugëve të reja.

Ndërsa në rastin kur vijnë nga aktivitete të paligjshme, transferimi i tyre për t’u pastruar prej themelimit të kompanive fantazmë inkurajon edhe më tepër aktivitetet e paligjshme si korrupsioni, tregtia e drogës, prostitucioni e të tjerë. Këto para të ricikluara në Panama, shkatërrojnë konkurrencën duke u rikthyer në Shqipëri pjesërisht në formën e investimeve publike nëpërmjet kompanive pa asnjë identitet, që mund të fitojnë të sigurta çfarëdolloj tenderi publik.

Si gjithmonë, klasa jonë politike do të përpiqet ta konsiderojë si një fushë beteje edhe “Panamanë“, duke fajësuar njëri-tjetrin, por sasia e madhe e dokumentave që pritet të publikohet përfshin një periudhë të gjatë prej më tepër se dhjetë vitesh, periudhë në të cilën politikanë nga të dyja krahët presin me ankth deshifrimin e 11 milionë dokumenteve të nxjerra nga arkivat e “Mossack Fonseca”. Për më tepër, sipas mediave, kjo nuk është rrjedhja e fundit, mendohet që edhe kompani të tjera të  kenë pësuar të njëjtin fat me të dhënat e klientëve të tyre si panamezët e “Mossack Fonseca”.

Në këtë situatë pas disa akuzave të ndërsjella për dy-tre rastet shqiptare, mazhoranca dhe opozita e lanë në hije këtë betejë, ku duket se mund të humbin të dyja dhe ju rikthyen çështjeve më pak të rrezikshme. Por, pavarësisht reagimit të dobët nga qytetarët shqiptarë që paguajnë taksat si në çdo vend tjetër, “Pranvera e Panamasë“ është një dosje, që nuk duket se do të mbyllet aq lehtë.

E mira e kësaj pranvere është se zbardhja e veprimtarive të paligjshme nga politikanët nuk do të kërkojë më riciklimin e tyre me njëri-tjetrin çdo katër ose tetë vjet, por do të kërkojë ndërrimin e të gjithë klasës politike dhe ka gjasa që, ajo që nuk ndodhi në Shqipëri në vitet ’90, mund të ndodhë tani.

Në të gjithë botën, ka më tepër transparencë dhe ata që kanë trashëguar apo kanë blerë karriget e pushteteve totalitare ndjehen më të rrezikuar se kurrë ndonjëherë. Kjo transparencë më e madhe ka hapur kanale të reja komunikimi dhe ka zhvlerësuar veglat tradicionale të pushtetit autoritar. Sot, është shumë më e vështirë që politikanët e korruptuar të fshehin të ardhurat e pamerituara dhe veprimtarinë e tyre, sepse media po transformohet për t’u rikthyer sërish tek misioni i saj historik, rrëfimi i së vërtetës me çfarëdo kosto.

“Pranvera panameze” sapo ka filluar.

Etiketa: Letrat e PanamasëLuljeta ProgniMossack FonsecaoffshorePranvera ArabePranvera panamezepushteti autoritar

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
E rrallë/ Kruja, dy skuadra në shërbim të Kastriotit

E rrallë/ Kruja, dy skuadra në shërbim të Kastriotit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com