Lajmi i vdekjes së legjendës së futbollit shqiptar, Ali Mema ka trishtuar shumë edhe ish-lojtarët që janë stërvitur prej tij. Ja mesazhi prekës i njërit prej tyre, Shpëtim Idrizit:
“Sot, ndërroi jetë një nga legjendat e futbollit shqiptar dhe Tironës!
Pata fatin ta njoh e ta kem trajner prej dy vjetësh në “17 Nëntorin” e atyre viteve, një futbollist i madh e një burrë i madh e i palodhur.
Të gjithë një ditë do ta lëmë këtë botë, ajo që mbetet është respekti i njerëzve dhe emri i mirë…
Të qoftë i lehtë dheu Profesor Ali Mema!”