Ambasadori i Britanisë në vendin tonë Norman ka mbërritur mëngjesin e sotëm në selinë Blu, ku do të zhvillojë një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.
Në fokus të takimit do të jetë situata politike në vendin tonë, ndërsa dje kreu i PD-së ëshë kthyer nga një vizitë në Bruksel, ku ka marrë pjesë në takimin e Partive Popullore Europiane.
Opozita me mandate të djegura tashmë nuk afron asnjë kompromis përveç largimit të kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhjeve të parakohshme në vend.