Për 3 orë e 30 minuta opozita ka protestuar para Parlamentit, ndërsa më pas turma u zhvendos drejt godinës së Policisë së Tiranës.
Ndërkohë në gatishmëri para godinës shohim të vendosur edhe FNSH-të. Brenda godinës raportohet se janë shoqëruar disa protestues, prandaj edhe protestuesit u zhvendosën këtu.
Pak pas zhvendosjes pranë ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, protestuesit kërkojnë lirimin e protestuesve të cilët janë shoqëruar nga policia pas protestës së fundit të opozitës.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/1225313097620694/