“Vartësit e Ramës numëruan votat e Ramës”
Kur më shumë se 95 për qind e socialistëve që votuan pro konfirmimit të Edi Ramës në krye të PS pa zgjedhje, deputeti socialist Ben Blushi vijon ta etiketojë referendumin e PS si një “PanaRama Papers”. Në një reagim pas referndumit deputeti socialsit Blushi shprehet se “Nuk dihet sa të sigurta kanë qenë kutitë e votimit. Vartësit e Ramës numëronin votat e Ramës. E kisha quajtur “PanaRama Papers”. Dje, anëtarët e PS iu drejtuan kutive të votimit për të votuar “pro” ose “kundër” nëse duhej të mbaheshin zgjedhjet për kreun e ri të të majtëve.