Pse kjo urrejtje ndaj myslimanëve? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse kjo urrejtje ndaj myslimanëve?

14:56 | 18/03/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Osman Stafa

 

Read more

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

 

 

 

U bënë disa ditë nga ngjarja e ndodhur në Zelandën e Re, kur një terrorist hyri në dy xhami dhe vrau 49 persona që s’po bënin gjë tjetër, veçse detyrimet ndaj Zotit.

Urrejtja ishte aq e madhe nga terroristi, saqë të gjithë ngjarjen e transmetoi live në rrjetet sociale. Ai nuk pyeti, as për fëmijët, as për gratë, as për burrat, por në video duket qartë, që edhe pasi i ka vrarë ata, qëllon prapë mbi trupat e pajetë.

Çfarë duhet të ndodhte tjetër që kjo ngjarje të mos quhej e rëndë, e tmerrshme, por të quhej sulm terrorist mbi myslimanët?

Jo, unë nuk besoj se sulmi terrorist erdhi nga besimtarët e krishterë. Ashtu siç nuk kam besuar asnjëherë asnjë sulm të pretenduar të myslimanëve ndaj të krishterëve.

Ngjarje të frikshme kanë ndodhur vitet e fundit, një ndër to sulmi ndaj gazetës Charlie Hebdo, ku pa frikë mediat në të gjithë botën, e quajtën ngjarjen një sulm terrorist nga myslimanët.

E gjitha filloi pas sulmit të Kullave Binjake në Amerikë. Aty nisi të njehsohej terroristi me myslimanin. Dhe ky mesazh i mediave u shpërnda në popullatë, duke bërë që besimtarët myslimanë të shihen si terroristë, si të këqinj, si vrasës e kështu me radhë.

Po, pas kësaj ngjarje pse media nuk mbajti të njëjtin qëndrim? Një i sëmurë mendor, një i sëmurë ideologjik i frikshëm, bëri një sulm terrorist të paimagjinueshëm në shtëpinë e Zotit dhe askush nuk bëri një tubim si në Francë, apo siç janë bërë në shtete të ndryshme të botës kundër terrorizmit të dhunshëm.

A e pranon sot një besimtar i krishterë, të identifikohet me terroristin që vrau 49 persona? Jam i sigurtë që jo. Asnjëherë. Madje, vetë besimtarët e krishterë e dinë që ajo çfarë ka bërë ai person s’ka lidhje me besimin.

Ashtu si ata, edhe myslimanët nuk kanë lidhje me ngjarje terroriste.

Media ka një faj shumë të madh, të cilën unë e besoj edhe të qëllimshëm, në shpërndarjen e mesazhit te gabuar ne mbarë botën; “Myslimanët terroristë”. Sepse, mjafton një media botërore të publikojë diçka të këtillë dhe të tëra mediat e tjera, të shteteve të ndryshme, e publikojnë lajmin me të njëjtën linjë të tyre.

Gjithashtu, krijimi i dy standardeve është bastard, nga të gjitha këto media dhe shtete që duken sikur duan të luftojnë terrorizmin. Nga njëra anë në një ngjarje nuk ndajnë besimtarin nga terroristi dhe në këtë ngjarjen e Zelandës së Re e ndajnë duke thënë që besimtarët e krishterë s’janë terroristë dhe se vrasësi ishte një ekstremist.

Terrorizmi nuk ka lidhje me fenë. Me asnjërën prej tyre. Në fe njeriu gjen qetësinë shpirtërore dhe secilin njeri duhet ta lejojmë të besojë, ku ai beson se e gjen veten shpirtërisht më mirë afër në të vërtetën hyjnore.

Kam parë pafund komente mbi bazë urrjetjen fetare në Shqipëri, s’i nga myslimanë, ashtu edhe nga të krishterë. Dhe s’e kuptoj këtë urrejtje, ku vetë librat fetarë kërkojnë respektim të tjetrit.

Bota ka vend për të gjithë ne, të jetojmë, të besojmë, ku të duam.

Etiketa: bastardmyslimanëmyslimanët terroristëOsman Stafate krishterezelanda e re

Të Lidhura

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

nga 27
16:30 | 03/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në fshatin Grabovë të Permetit, ku dy persona mbetën të dëmtuar...

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

nga 27
15:30 | 03/06/2026
0

Përpjekjet për një marrëveshje të mundshme paqeje mes SHBA dhe Irani po përballen me një seri pengesash të lidhura me...

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

nga 27
15:08 | 03/06/2026
0

Më 11 qershor pritet të nisë dhe ngjarja më e rëndësishme e globit, Kupa e Botës 2026. Plot 48 skuadra...

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

nga 27
14:46 | 03/06/2026
0

Tashmë në grevë, mësuesit shkaktuan kaos të martën në qendër të Meksikos, disa ditë para se qyteti të presë ndeshjen...

Para
Alibeaj: Protestat do vazhdojnë, kohët e qeta për Ramën mbaruan

Alibeaj: Protestat do vazhdojnë, kohët e qeta për Ramën mbaruan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

16:30 | 03/06/2026
Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

15:30 | 03/06/2026
BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

15:08 | 03/06/2026

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

14:46 | 03/06/2026
Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –

Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –

14:22 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –
  • Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –
  • BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –
  • ‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –
  • Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –
  • S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –
  • Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com