Ndërsa na ndajnë pak minuta nga nisja e seancës së sotme Parlamentare, raportohet se para godinës kanë mbërritur disa të rinj të Partisë Demokratike.
Ata mbajnë në duar pankarta thumbuese për deputetët e rinj që kanë marrë mandatin, duke aluduar se janë të blerë me 300 mijë euro e sipër nga qeveria.
Pasi kanë ngjitur pankartat, raportohet se të rinjtë kanë hedhur edhe shashka para Parlamentit e më pas janë larguar.
Megjithëse nuk ishte paralajmëruar asnjë protestë nga ana e opozitës, policia e Tiranës ka marrë gjithë masat për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.