Podgorica, nga një qytezë me plisa në një kryeqytet me 1% shqiptarë (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Podgorica, nga një qytezë me plisa në një kryeqytet me 1% shqiptarë (film)

18:18 | 12/03/2019
në Kryesore
0

Çka dimë më shumë për Podgoricën përveç faktit që është kryeqyteti i shtetit fqinj? Të vjetrit e dinë se në kohë të Jugosllavisë, kryeqyteti i sotëm i Malit të Zi quhej ‘Qyteti i Titos’ (serbokroatisht Titograd), emërtim që e mbajti deri në vitin 1992.

Për specialistët e historisë së vjetër hapësira e Podgoricës ishte trualli i qyteteve ilire Birziminium dhe Doklea (prej nga mori emrin edhe fisi i dokleatëve). Në motet më të reja, Podgorica në vitin 1864 ishte një kaza e Vilajetit të Shkodrës, kurse me vendim të Kongresit të Berlinit në kundërshtim me vullnetin e banorëve të qytezës u bë pjesë e Mbretërisë së Malit të Zi.

Read more

Pacientët nuk po rimbursohen –

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Për një udhëtar që vinte nga Cetinja, Podgorica ishte qyteti i parë që zbardhonte me veshjet tipike shqiptare.

“Nga Cetina ne shkuam në Podgoricë ku për herë të parë pashë shqiptarët. Podgorica buiste prej tyre, të gjithë në petkat e tyre kombëtare, meqenëse Mali i Zi ende nuk kishte filluar shtypjen e kësaj”, shkruan udhëtarja e pasionuar britanike Mary Edith Durham. Lidhja Shqiptare e Prizrenit në memorandumet që i telegrafonte Fuqive të Mëdha përmendte shpesh edhe padrejtësinë e cedimit të Podgoricës.

Në vitin 1880, banorët e kësaj qyteze përmes një memorandumi zëronin kundërshtimin e tyre për të pranuar zgjedhën e Cetinës. Është befasuese se malazezët në këtë kohë mund të numëroheshin me gishta. “Banorët e Ulqinit kundërshtuan rreptë cedimin, siç bënë edhe ata të Podgoricës, e cila në vitin 1880 kishte vetëm tridhjetë banorë malazezë”, tregon Miranda Vickers, një njohëse e denjë e historisë shqiptare të shekullit të nëntëmbëdhjetë. 137 vite më vonë, raporti demografik në Podgoricë ka ndryshuar kryekreje.

Në qytetin që dikur zbardhonte prej larg nga plisat e shqiptarëve, shqipja sot është thuajse pranë shuarjes së plotë. Sipas shënimeve të regjistrimit të vitit 2011, nga 150 mijë 977 banorë sa jetojnë brenda në qytet (pa numëruar komunat periferike të Tuzit dhe Golubovcit), vetëm 1404 janë deklaruar shqiptarë ose rreth 1 % e popullatës së përgjithshme.

Marrë nga Xhildinhoz Media

Etiketa: plisaPodgoricëshqiptare

Të Lidhura

Pacientët nuk po rimbursohen –

Pacientët nuk po rimbursohen –

nga 27
19:55 | 01/02/2026
0

Ministria e Shëndetësisë ka ndërhyrë në çmimet e barnave në mënyrë të paprecedentë. Për disa barna me përdorim të gjerë,...

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

nga 27
19:35 | 01/02/2026
0

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

nga 27
19:15 | 01/02/2026
0

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

nga 27
19:05 | 01/02/2026
0

Tirana ka triumfuar në transfertë përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e...

Para
Kryeministrat e Greqisë, bashkëpunëtorë të gjermanëve

Çfarë ndryshimi ka Rudina Hajdari nga Kujtim Gjuzi?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pacientët nuk po rimbursohen –

Pacientët nuk po rimbursohen –

19:55 | 01/02/2026
Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

19:35 | 01/02/2026
Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

19:15 | 01/02/2026
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

19:05 | 01/02/2026
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

18:33 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Pacientët nuk po rimbursohen –
  • Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –
  • Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –
  • Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pacientët nuk po rimbursohen –
  • Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com