Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me qytetarët në Fushë-Krujë.
Gjatë takimit, Kryemadhi u shpreh se djegia e mendateve ishte një veprim ekstrem, por i detyrueshëm në një vend që po shkon drejt diktakturës.
“Nuk di ku ta nis, në fakt LSI ka nisur një rikostrukturim total. Ne kemi disa borxhe për burrat dhe gratë e Fushë-Krujës. Do ta shlyejmë borxhin ndaj jush edhe me kamatë. Historikisht djemtë dhe gratë e Fushë-Krujës kanë qenë në themelimin e LSI-së, që sot janë bërë burra dhe gra. Kemi një detyrim moral për t’iu takuar dhe biseduar. Në rradhë të parë fillojmë këtë bashkëbisedim me ju, për problemet që kemi. Ne dogjëm mandatet, një veprim ekstrem por i domosdoshëm dhe i detyryeshëm në vend që po shkon drejt diktakturës. Djegia e mandateve për hir të së vërtetës ishte një nga veprimet më të rëndësishme. Edhe kur është krijuar LSI-ja , qëllimi kryesor ishtë integrimi i vendit në BE”, tha Kryemadhi.