Një aksident i rëndë ka ndodhur Rreth orës 19:40 në autostradën “Tiranë-Durrës”.
Raportohet se mjeti me drejtues shtetasin D. B., ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend një këmbësore ende të paidentifikuar, të moshës rreth 35-40 vjeçe.
Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshëme hetimore dhe proceduriale.