Pasi i dha lamtumirën Kombëtares së Argjentinës pas zhgënjimit të madh në Botërorin e Rusisë, Mesi ka vendosur t’i thotë “po” trajnerit të ri, Lionel Skalonit.
Mesi do te jetë pjesë e të grumbulluarve për miqësorën kundër Venezuelës më 23 mars.
Mediat argjentinase nuk janë në gjendje të saktësojnë nëse ai do të luajë kundër Venezuelës në Madrid, apo nëse do të jetë i disponueshëm dhe për miqësoren në Tangeri kundër Marokut.
Ikardi mbetet jashtë Kombëtares, por është grumbulluar shoku i tij tek Interi, Lautaro Martinez, ndërsa do të jetë dhe Paolo Dibala.